TIRANE- Një grua është sulmuar sot me thikë në qendër të Tiranës. Bëhet fjalë për një grua, identiteti i së cilës ende nuk dihet. Ngjarja raportohet se ka ndodhur pranë Bankës së Shqipërisë. Një person i ka dalë përpara duke i kërkuar lekët dhe e ka qëlluar në dorë me nje biçak. Më pas ai i ka rrëmbyer çantën me lekët dhe është larguar.