Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar pasi priti në Rinas Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Hasani, theksoi se partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet.
“Mirë se erdhe Antony! Me kënaqësi për të mirëpritur Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar”-shkruan ministri.