Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Viti i rrezikshëm për Angela Merkel

2016/01/15 at 11:23 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Viti i rrezikshëm për Angela Merkel

Nga Matthew Karnitichnig


Berlin – Në vitin 2015, Angela Merkel evoluoi nga zëri i matur dhe i arsyeshëm i Gjermanisë, në zërin e dhembshurisë së Evropës. Pothuajse brenda natës, udhëheqësja gjermane u shndërrua nga një figurë e qendrës dhe e politikës së konsensusit, në një figurë polemike, të urryer por edhe të dashur, si në shtëpi ashtu edhe jashtë vendit.

Viti 2016 do të tregojë, nëse kreditet e Merkelit të 2015-ës – vendimi i saj për të hapur kufijtë gjermanë për refugjatët me turmën e përlotur që bërtiste “Ne mund ta bëjmë!” – do të shënojnë një fillim të ri për kancelaren 1-dekadëshe në detyrë, apo sikurse kanë parashikuar disa, fillimin e fundit të saj.

Përgjigja mund të ketë pasoja të mëdha jo vetëm për Gjermaninë, por për gjithë Evropën në tërësi. Në një kohë kur Evropa po përballet me kërcënimet e shumëfishta ndaj kohezionit të saj politik dhe ekonomik, për të mos përmendur sigurinë e saj, kanë qenë ndërhyrjet (shpesh të minutës së fundit) e Merkelit, ato që e shpëtuan bllokun nga përçarja.

Kritikët e Merkelit shqetësohen se zgjidhjet e saj merren me simptomat e një problemi, dhe jo shkaqet e tij rrënjësore, një strategji kjo që thjesht do të vonojë llogaridhënien e Evropës. Megjithatë, është e vështirë të argumentohet se Evropa do të kishte mbijetuar e paprekur në vitin 2015, po të mos ishte për përpjekjet e kancelares gjermane. Teksa Greqia qe sërish në prag të falimentimit gjatë verës që shkoi, Merkel ra dakord në orën e 11-të të hapë sërish ‘kuletën’ e Gjermanisë, për një tjetër paketë shpëtimi.

Më pas në vjeshtë, ndërsa Evropa pati mosmarrëveshje të mëdha mbi mënyrën sesi duhej të menaxhonte krizën e refugjatëve, ajo sërish kapërceu kufijtë, duke përshëndetur mijëra emigrantë të bllokuar në një stacion treni në Budapest përtej kufirit gjerman. Merkeli është përballur ndërkohë me kritika intensive në të gjithë Europën për vendimin e saj, por disa kanë shtruar pyetjen se çfarë do të thoshte për BE-në, nëse s’do të kishte vepruar.

Ndonëse shumica e pjesës tjetër të Evropës ka refuzuar t’i lehtësojë barrës Gjermanisë, përmes pranimit të më shumë refugjatëve, Merkeli i ka qëndruar përkushtimit të saj. Në javët e fundit, ndërsa BE-ja u përball me përçarjet në rritje, mbi mënyrën se si duhet trajtuar çështja e Rusisë, kancelarja gjermane luajti një rol qëndror në prapaskenë, për të bindur  udhëheqësit e tjerë të mos hiqen sanksionet ekonomike ndaj Moskës.

Menaxherja e krizave

Merkeli ka marrë lëvdata të shumta (sidomos nga mediat ndërkombëtare), për atë që cilësohet si një menaxhim i shkathët i krizës së emigrantëve. Por elitat gjermane, ankohen se asaj i mungon cilësia për të cilën ajo është vlerësuar më shpesh: lidershipi. Në vend se të përdorë ndikimin e konsiderueshëm të postit të saj, si liderja e vendit më të madh e më të pasur të Evropës, për të formësuar të ardhmen e BE-së, Merkeli mjaftohet duke qenë e lumtur të luajë rolin e luftëtares së krizave kontinentale, thonë ata.

Ngurrimi për të patur një qasje më largpamëse, i atribuohet shpesh frikës gjermane se mos akuzohet se po vendos vullnetin e Berlinit, mbi atë të pjesës tjetër të Evropës. Megjithatë, edhe në Gjermani, Merkel ka lënë pas dore planet e mëdha për të ardhmen e vendit. Reformat e fundit kuptimplota ekonomike, për të cilat shumë vetë thonë se hodhën themelet për prosperitetin e viteve të fundit, mbajnë firmën e paraardhësit të Merkelit, Gerhard Shrëderit. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga ekonomistët për t’i vënë në zbatim ato masa, që përfshijnë një reformë në sistemin e mirëqenies sociale si dhe rregullave në tregun e punës, Merkeli ka rezistuar.

Politika e saj më me ndikim të gjerë është ‘Energiewende’, një plan gjithëpërfshirës për të kaluar nga prodhimi i energjisë nëpërmjet qymyrit dhe reaktorëve bërthamorë, tek energjia e rinovueshme deri në mes të këtij shekulli. Por edhe këtu, ideja origjinale erdhi nga paraardhësit e kampit kundërshtar. Qasja e Merkelit ndaj lidershipit, mund të përmblidhet si “menaxhimi i krizës kronike”, është shprehur filozofi gjerman Peter Shloterdijk në një ese të kohëve të fundit, në kuadër të 10-vjetorin të Merkelit si kancelare.

Duke i lejuar problemet të vlojnë, me shpresë se ato do të zgjidhin vetë, Merkeli ka braktisur mundësinë për të formësuar politika, argumenton ai. “Ajo nuk vepron sipas mënyrës së vet, ajo reagon. Ajo është e kënaqur të presë derikur britma e mediave, të përndezë opinionin publik në një masë të tillë saqë ndërhyrja (politike) bëhet e pashmangshme”- nënvizon Shloterdijk. Qasja ‘të presim dhe shohim’ ndaj zgjidhjes së problemeve, kohët e fundit ka hyrë në gjuhën gjermane si një folje:to merkeln.

Përgatitje për një dështim

Disa vëzhgues e shohin qëndrimin e palëkundur të Merkelit ndaj refugjatëve, si dëshmi të një ndryshimi që mund të parathotë një stil politik më pro-aktiv. Kjo pasi ishte tendenca e Merkelit për t’i lënë problemet të acarohen, ajo që shkaktoi krizën me të cilën Gjermania po përballet tashmë. Me dashjen e vet, ajo nuk i kushtoi vëmendje të mjaftueshme shenjave paralajmëruese.

Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, e kishte paralajmëruar para disa vitesh gjendjen e vështirë me të cilën përballeshin refugjatët sirianë.

Italia dhe Greqia, në mënyrë të përsëritur i kërkuan Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane, më shumë ndihmë për menaxhimin e fluksit. Në javët e fundit, Merkel ka qetësuar reagimet ndaj  politikës së saj përkundrejt refugjatëve. Duke paraqitur një plan multi-dimensional për përballimin e krizës, ajo ka ndaluar rënien e partisë së saj në sondazhe. Vlerësimet ndaj saj gjithashtu janë stabilizuar.

Në kongresin vjetor të kristiandemokratëve në muajin dhjetor të vitit që sapo lamë pas, ajo u prit me duatrokitje të gjata të pjesëmarrësve që u ngritën në këmbë. Por kjo qetësi mund të mos zgjasë për shumë kohë. Thelbi i planit të refugjatëve të Merkelit, është të zvogëlojë numrin e të ardhurve të rinj. Deri më tani, ka pak dëshmi, pavarësisht fillimit të dimrit, të një rënieje të konsiderueshme.

Turqia ra dakord në nëntor të frenojë rrjedhën e refugjatëve, në këmbim të disa miliardave eurove ndihmë nga BE-ja. Merkel loboi fuqishëm për këtë marrëveshje, si në Evropë ashtu dhe në Turqi, por ka pak shenja se Ankaraja po ndërmerr hapa konkretë. Ndërkohë, thirrjet për hapa më radikale në kufijtë e Gjermanisë, janë duke u bërë më të zëshme.

Pak ditë më parë, Unioni Kristiansocial, Krahu bavarez i Kristiandemokratëve të Merkelit, kërkoi që refugjatët pa dokumente të vlefshme të dëbohen. Udhëheqja e partisë është përplasur në mënyrë të përsëritur me Merkelin gjatë muajve të fundit. Kjo e fundit, ka arritur t’i rezistojë thirrjeve të CSU-së për një kufi të sipërm për refugjatët, si dhe për kontrolle më të rrepta kufitare. Por kjo mund të ndryshojë, nëse situata nuk përmirësohet së shpejti.

Të mërkurën, një zyrtar bavarez njoftoi se rreth 1.1 milionë refugjatë mbërritën në Gjermani në vitin 2015. Ky lajm ka të ngjarë të forcojë mbështetjen për alternativën e krahut të djathtë ‘Për Gjermaninë’, një parti populiste e cila e ka dyfishuar mbështetjen gjatë muajve të fundit, teksa u rëndua kriza e refugjatëve. Sondazhet e fundit i japin kësaj force politike 9 përqind të votave. Problemi për Merkelin, është se shumë nga mbështetësit AFD janë votuesit e pakënaqur konservatorë. Ndërsa Merkeli ka përfituar shumë falenderime nga jashtë vendit për pranimin e kaq shumë refugjatëve, shumëkush në partinë e saj është i shqetësuar jo pak nga erozioni i bazës konservatore.

“Lavdërimi s’duhet të na çojë në përfundimin, se ne duhet të bëjmë të njëjtat veprime edhe në 2016-ën”- tha Hans-Peter Uhl, një zyrtar i lartë i CSU-së. Sfida e Merkelit do të jetë menaxhimi i tensioneve të brendshme, ndërsa ajo lundron mbi vatrat e tjera të nxehta të Evropës, nga Britania e Madhe që planifikon një referendum për daljen apo jo nga BE-je, deri tek rritja e ndjeshme e partive populiste nga Polonia në Spanjë.

Në fillim të muajit dhjetor, Merkeli e përshkroi të ardhmen afat-shkurtër të Evropës si një “rrugë shkëmbore, që do të kërkojë vendosmëri dhe durim”. Edhe kritikët e saj do të bien dakord se ky është një udhëtim, pa të cilin Evropa nuk ka gjasa të mbijetojë. /“Politico.eu”/ www.bota.al/



Ju sugjerojmë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
I ftohti armiku kryesor i trurit

I ftohti armiku kryesor i trurit

Ribashkimi i Friends?! Ky aktor do të mungojë

Ribashkimi i Friends?! Ky aktor do të mungojë

Nis komisioni i reformës, debate me dyer të hapura

Nis komisioni i reformës, debate me dyer të hapura

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com