Vetëm pak momente pasi Viti i Ri 2021 kishte hyrë në vendin tonë, Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profiling e tij një foto familjare.
Rama shfaqet në krah të bashkëshortes Linda, ndërsa mban pranë vetes djalin e vogël Zaho. I fotografuar në një kënd të shtëpisë të përdorur edhe për foton e vitit 2019, pranë kryeministrit ndodhet edhe djali i tij madh Greg si dhe vajza e Lindës, Rea.
Në fakt një foto familjare kishte përcjellë më herët rrjetet sociale edhe kreu i opozitës Lulzim Basha./Opinion.al