“Përdorni kondomë për tu mbrojtur nga virusi Zika”.
Kjo është thirrja e fundit nga zyrtarët e shëndetësisë në SHBA, të cilët kanë kërkuar kujdes maksimal gjatë marrëdhënieve seksuale.
Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA ka thënë se masat janë të nevojshme, pasi rasti i parë i virusit të transmetuar seksualisht është konfirmuar këtë javë në Teksas.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë të premten se do të kërkojë 25 miliardë dollarë për të financuar luftën kundër përhapjes së virusit, i cili shkakton defekte në tru te foshnjat.