Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Virgjëria dhe 11 koncepte të pazakonta mbi të !

2016/06/05 at 3:27 AM
në -Jetë dhe Stil, -Shëndeti
Kohë leximi: 4 min
A A
Virgjëria dhe 11 koncepte të pazakonta mbi të !

Shpeshherë virgjëria është subjekt i lidhur në mënyrë të pashmangshme me moralin, traditën, gjininë dhe politikat seksuale. Në dokumentarin e saj të ri, How to lose your virginity (Si ta humbësh virgjërinë), regjisorja Tereza Shekter shpjegon mitet, misteret, kulturën dhe seksualitetin femëror.


1. Virgjëria s’mund të përkufizohet

Fjala i/e virgjër është e mbushur me të gjitha llojet e miteve dhe mentaliteteve, ndaj është e vështirë për t’u përkufizuar. Mund të duket se përcakton dikë që nuk ka bërë kurrë marrëdhënie seksuale më parë, por as seksi nuk mund të përcaktohet me siguri. Kjo, sepse duhet pasuruar shpjegimi i termave edhe me përzgjedhjet seksuale që janë të ndryshme nga ato të heteroseksualëve. A mund të thuhet se është përsëri e virgjër një vajzë që ka zgjedhur të kthehet artificialisht në gjendjen e mëparshme? Për këtë dhe shumë arsye të tjera, virgjëria nuk mund të përcaktohet me siguri të plotë.

2. Nuk ka afat kohor për humbjen e virgjërisë

Nuk ekziston një kohë e duhur për të kryer marrëdhënien e parë seksuale. Secili zgjedh ta humbasë virgjërinë në momentin kur është emocionalisht dhe fizikisht gati. Koha e duhur varion nga një njëri te tjetri. Në filmin e saj, regjisorja Shekter reflekton duke thënë: “Unë zgjodha të kisha eksperiencën time të parë jo sepse gjeta të duhurin, por sepse u lodha duke pritur për të”.

3. Vetë fjala virgjëri është e lidhur me gjininë

Prejardhja e fjalës “e virgjër” i ka rrënjët nga latinishtja, ku fjala vargo nënkupton një vajzë të re. Pavarësisht se si meshkujt ashtu edhe femrat mund ta humbin virgjërinë, etimologjia e fjalës e thekson vëmendjen te çështja se virgjëria ka të bëjë gjithnjë me femrat.

4. Virgjëria, e lidhur me kontrollin e trupit femëror

Historikisht, seksualiteti i një femre u ka përkitur meshkujve të jetës së saj, që nga babai deri te bashkëshorti i ardhshëm. Ndonëse në ditët e sotme këta terma po humbasin, filmat, muzika dhe edukimi seksual po i rikthen në vëmendje, duke e bërë virgjërinë një mjet real për kontrollin e trupit femëror, gjë që është e gabuar dhe që bëhet për qëllime maskiliste.

5. Betimi mbi virgjërinë

Kohë më parë ekzistonte një betim që vajzat e reja ua bënin prindërve, duke u premtuar se do ta ruanin virgjërinë dhe nderin e familjes. I njëjti rit vlente edhe për meshkujt, por ndryshe nga femrat, këta betoheshin se nuk do të bëjnë seks, sepse personi tjetër do të bëhej një ditë gruaja e dikujt ose mund të dëmtonin reputacionin e vajzës së dikujt.

6. Himeni dhe virgjëria, dy gjëra të ndryshme

Lidhja midis himenit dhe virgjërisë nuk është aq e vërtetë sa e shpreh miti. Në fakt himeni është thjesht një membranë mukoze që mbetet pasi vagina formohet plotësisht. Himeni vjen në të gjitha format dhe në të gjitha masat, ndodh që himeni i disa vajzave të prishet gjatë pubertetit, ndërsa i disa të tjerave gjatë lindjes së fëmijës së parë.

7. Mund të blini një himen artificial në internet

Për fat të keq, shumë njerëz besojnë akoma se virgjëria e një gruaje identifikohet prej himenit të saj të paprekur. Për shkak të këtij presupozimi fals, disa femra shkojnë shumë larg për t’i provuar partnerit të tyre se janë të virgjëra. Dhe kjo do të thotë se ato zgjedhin të blejnë online një himen fals që kushton vetëm 30 dollarë.

8. Hera e parë

Shumë njerëz e cilësojnë herën e tyre të parë si një eksperiencë jo të kënaqshme për nga ana seksuale. Për fat të keq, hera e parë është hiperbolizuar prej kulturës pop, institucioneve fetare dhe kulturës pornografike, ndaj na duket shumë e pamundur të pranojmë realitetin. E vërteta është se seksi nuk është gjithnjë eksperienca që të ndryshon jetën dhe jo gjithnjë sjell kënaqësinë e ëndërruar. Por si me çdo aktivitet tjetër, praktika e bën njeriun më perfekt.

9. Vrarja e ndërgjegjes

Regjisorja e filmit How to lose your virginity, tregon paradoksin që ka rrethuar dhe rrethon femrat. Atyre u mësohen të jenë ndjellëse, të jenë të bukura dhe seksi, por u ndalohet të bëjnë seks. Ekziston dilema se nëse një vajzë pranon ekzistencën e marrëdhënieve seksuale, do të duket si tepër e pacipë dhe kur ajo e mohon këtë lloj marrëdhënie, cilësohet si e prapambetur. Nuk është çudi që shumë femra duan të përjetojnë kënaqësi seksuale dhe kur kjo ndodh, pendohen dhe dëshirojnë të mos kishte ndodhur kurrë.

10. Sharjet dhe seksualiteti

Akti seksual dhe personaliteti lidhen ngushtë në disa raste. Kjo, sepse shumë njerëz preferojnë ta përdorin seksin si një mënyrë ofendimi kur vjen puna për të shprehur mllef ndaj të tjerëve. Ndodh shpeshherë që terma të pakulturuar të përdoren për një vajzë me shumë eksperiencë seksuale, por kjo nuk lidhet drejtpërdrejt me seksualitetin. Të njëjtët terma mund të përdoren edhe për një vajzë pa eksperiencë, ndaj duhet të jetë e qartë se nuk ka të bëjë me aktin, por me dëshirën e dikujt për të ofenduar rëndë dikë.

11. Mitet mbi virgjërinë

E vetmja mënyrë për të lënë pas mitet e krijuara mbi virgjërinë dhe iluzionet që mund të keni rreth saj, është marrja e informacionit dhe bisedimi me miqtë apo me njerëzit tuaj të afërt. Bisedat rreth seksit, janë tabuja e parë që duhet të thyeni për të pasur një jetë seksuale të shëndetshme në të ardhmen.



Ju sugjerojmë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Para
Foto nudo+16/ Stella Maxuell t’a merr frymën fare

Foto nudo+16/ Stella Maxuell t'a merr frymën fare

Bankierja më e pasur e Afrikës merr nën kontroll edhe naftën

Bankierja më e pasur e Afrikës merr nën kontroll edhe naftën

Raporti tronditës në Itali: Shqipëria e mbuluar me kanabis

Raporti tronditës në Itali: Shqipëria e mbuluar me kanabis

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi
9 Qershor, 2025

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Ai është parë teksa hynte në ambientet...

Lexo më shumë

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat
9 Qershor, 2025

Në një reportazh të botuar nga revista prestigjioze “Vanity Fair” Italia, qyteti i Beratit përshkruhet si një destinacion ëndrrash për...

Lexo më shumë

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë
9 Qershor, 2025

Kombëtarja Shqiptare ndodhet në Riga ku të martën do të luajë sfidën me Letoninë, për kualifikueset e Kupës së Botës...

Lexo më shumë

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit
9 Qershor, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit i dërgon një letër falenderimi Policisë së Shtetit për mbarëvajtjen dhe garantimin e sigurisë publike para,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com