Vazhdon të jetë aktiv zjarri në Lukovë, forca zjarrfikëse dhe forca të ushtrisë janë në gatishmëri.
Ndërkohë, një helikopter operon nga ajri për shuarjen e flakëve. Aktualisht, nuk paraqitet rrezik për shtëpitë dhe zonat e banuara.
Ndërkohë një vatër e re zjarri është raportuar këtë të hënë në Dukat-Fushë.
Zjarri duket se ka djegur një sipërfaqe të madhe toke dhe vatra është ende aktive. Të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta, flakët po përparojnë drejt disa banesave.