Aktualitet

Vijon operacioni antidrogë, aksion për zbulimin e parcelave me kanabis


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:38 - 31/05/21 |
Opi Nion

Vijon edhe ditën e sotme aksioni antidroge ne rrethin e Krujës. Operacioni ka nisur dy ditë më parë nga Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA ndërsa ditën e djeshme u bë me dije se u arrestuan 16 persona dhe u shpallën në kërkim 24 të tjerë.

Sipas news 24 kontrolle të shumta autoritetet po kryejnë në banesa dhe pyje, me qëllim zbulimin e parcelave me kanabis.

Ditën e djeshme u sekuestruan afro 20 mijë rrënjë kanabis dhe u arrestuan këta persona:Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj,  Refik Deliu, Erjon Deliu, Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj./Opinion.al

Pas