Aktualitet

Vijon numërimi në 4 bashki, PS merr Vorën e Rrogozhinën, Shkodra ndjek Berishën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:53 - 07/03/22 |
Opi Nion

Vijon numërimi i votave në 4 bashki, të cilat ditën e djeshme zhvilluan zgjedhjet vendore.

Deri në këto momente ka përfunduar numërimi i votave për Vorën dhe Rrogozhinën ku janë shpallur fitues kandidatët e Partisë Socialiste.

Sakaq, në Shkodër vijon numërimi dhe nga rezultatet paraprake, kryeson Bardh Spahia kandidat i “Shtëpisë së Lirisë” me 44.6% të votava i ndjekur nga rivalja socialiste Majlinda Angoni me 39, 7%, ndërsa PD është në vend të tretë me 15.8% të votave.

Në Bashkinë e Durrësit, janë numëruar 181 nga 337 kuti, dhe udhëheq kandidatja socialiste Emirjana Sako me 57.8%  të votave ndërkohë që në vend të dytë është Ardian Muka i “Shtëpisë së Lirisë” me 28.9% dhe Luan Hoti i PD renditet i treti me 13.3% të votave.

Në Dibër janë numëruar 45 nga 101 kuti votimi dhe kryeson kandidati i PS Rrahim Spahiu me 63. 6%  të votave, i ndjekur nga kandidati i  “Shtëpisë së Lirisë”, Premtim Kryemadhi me 19.5% të votave ndërsa Luan Haka i PD ka marrë 16.5%  të votave.

Në Lushnje rezulton se kandidatja e PS Eriselda Sefa kryeson me 57.6%  të votave. I dyti renditet kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Elton Bano me 31.7%  të votave. Dhe kandidati i Bashës, Indrit Sefa, ka marrë 10. 7%  të votave./Opinion.al

Pas