Rajoni

Vijon kthimi i emigrantëve që erdhën në Shqipëri për festat e fundvitit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:08 - 03/01/23 |
Opi Nion

Vijon kthimi normal për në vendet e punës, nëpërmjet pikave të kalimit  kufitar të qytetarëve shqiptarë që erdhën në Shqipëri, për të kaluar festat e fundvitit.

Policia Kufitare ka shtuar masat në të gjitha pikat e kalimit, për krijimin e lehtësirave për të gjithë shtetasit shqiptar që kthehen në vendet e tyre të punës dhe për qytetarët që udhëtojnë për qëllime të ndryshme.

Masat, të koordinuara me homologët në pikat tokësore, me qëllim pasjen e një lëvizjeje të njëtrajtshme në të dyja anët e kufirit.

Policia Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, ka shtuar sportele në dalje të Republikës së Shqipërisë, me qëllim shmangien e rradhëve të gjata dhe krijimin e lehtësirave për të gjithë shtetasit që erdhën në Shqipëri, për të kaluar festat e fundvitit dhe që tashmë po kthehen në vendet e tyre të punës.

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar vijon lëvizja normale dhe nuk janë krijuar radhë apo vonesa për qytetarët dhe automjetet që qarkullojnë në të dyja anët e kufirit.

Pas