Policia ka arrestuar një 21-vjeçar në Tiranë, pasi vodhi aksesorë të makinës dhe pjesë të ndryshme tek i njëjti automjet në periudha të ndryshme.
Gjatë kontrollit në banesë, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me mulli dhe pjesët e vjedhura në automjet.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas kryente vjedhje, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Përsëritësi” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit L.Gj, 21 vjeç, banues në Laç.
Në kuadër të operacionit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar pjesët e vjedhura dhe një armë zjarri pistoletë me mulli”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al