Policia italiane, gjatë një operacioni, ka arrestuar 6 të rinj të cilët akuzohen për vjedhje.
Vëllezërit Ervis, Armond dhe Kadri Manjani si dhe Orhan Miftani, Adriatik Xheleshi e Gëzim Suma, janë arrestuar në banesën e tyre.
Shqiptarët ishin pa dokumenta, madje dy prej tyre ishin dëbuar nga Italia, por kishin gjetur mënyrën për t’u kthyer.
Si provë materiale, policia ka sekuestruar sende të vjedhura që kapnin vlerën e 50 mijë eurove si dhe dy pistoleta.