Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vidhni të pasurit/ Ja si e tradhtoi ipadi i vjedhur në banesën VIP, grupin e hajdutëve

2016/01/26 at 12:00 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vidhni të pasurit/ Ja si e tradhtoi ipadi i vjedhur në banesën VIP, grupin e hajdutëve

Tre persona dërgohen në gjyq të akuzuar për të paktën nëntë vjedhje dhe grabitje në Tiranë, përfshi edhe pesë raste të hyrjes në banesa VIP në zonën rezidenciale “Long Hill” dhe “Acacia Hill” në kryeqytet.


Pak ditë më parë, më 18 janar, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për shtetasit Ardian (Saimir) Suti, Armend (Hysni) Krosi dhe Durim Rama. Ndaj tyre janë ngritur akuzat “vjedhja e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë me pasoja të rënda dhe vjedhja e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, mbetur në tentativë”.

Përveç pesë grabitjeve në zonën rezidenciale, grupi prej tre personash akuzohet se në periudhën mars­prill 20015 ka kryer edhe katër vjedhje të tjera në banesa në zonën e Kopshtit Zoologjik, në kryeqytet.

Pavarësisht aktivitetit të dendur kriminal dhe shumave e sendeve të kushtueshme që kanë vjedhur, grupi prej tre të akuzuarve është zbuluar falë një iPad­i që kanë përvetësuar në një nga banesat VIP që kanë grabitur.

ARRESTIMI

Anëtarët e grupit të vjedhjeve janë arrestuar më 24 gusht 2015. Atë ditë ranë në pranga shtetasit Ardian (Saimir) Suti, Armend Krosi dhe Durim Rama.

Më 21 gusht 2015, në mëngjes herët, policia është njoftuar se në kompleksin “Acacia Hill” është vjedhur shtëpia e shtetasit B.M., ku persona të paidentifikuar kanë marrë një laptop të zi, marka HP, dhe një tabletë iPad, ngjyrë e bardhë, me mbështjellëse të zezë dhe 50 mijë lekë.

Në vendngjarje u konstatua se autorët kanë hipur në verandën e vilës, kanë hapur grilën dhe më pas përfituan nga fakti se një kanatë e dritares së ballkonit ishte gjysmë e hapur. Autorët e kanë hapur atë dhe kanë marrë sendet e përshkruara në procesverbal e më pas kanë ikur. Në vendngjarje nuk janë lënë gjurmë gishtash.

ZBULIMI NGA IPAD­I

Pasi kanë marrë të dhënat për pajisjet e vjedhura në banesën e personazhit VIP, hetuesit kanë arritur ta lokalizojnë pajisjen në fjalë. Ajo i është gjetur shtetasit me iniciale E.C., në Durrës, ku është bërë sekuestrimi i saj në cilësinë e provës materiale.

Mbajtësi i iPad­it është pyetur dhe ka pohuar se më 22 gusht 2015, rreth orës 20:30, ka shkuar te një koleg i tij në Fermë Sukth, i cili ka një servis celularësh.

Pas një bisede aty, shtetasi me iniciale E.C., ka blerë aty një (tablete) iPad ngjyrë të bardhë, me mbrojtëse të zezë, duke paguar 8000 (tetë mijë) lekë. Pasi e ka blerë iPad­in, ai ka tentuar ta ndezë rreth orës 23:00, dhe pasi pajisja është ndezur, ka parë një mesazh ku shkruhej se “ky iPad është i vjedhur dhe kishte numrin e telefonit të një personi, ku ai ka komunikuar të nesërmen me pronarin e pajisjes, dhe i ka thënë që të shkonte ta merrte, por duke i paguar paratë që ai kishte shpenzuar për ta blerë në Fermë Sukth.

DËSHMITË

Ndjekja e “duarve” në të cilat ka kaluar pajisja e vjedhur në banesën luksoze në Tiranë ka zbuluar edhe grupin që kryente krimet kundër pasurisë. Për këtë arsye, Prokuroria ka marrë në pyetje pronarin e dyqanit ku ishte shitur iPad­i.

Ai ka shpjeguar se pajisjen ia kishte çuar në dyqan një person me emrin Durim Rama, që i kishte thënë se e kishte për ta shitur dhe se ia kishin sjellë nga Italia.

Po atë natë, pajisja ishte blerë nga shtetasi E.C. për 8 mijë lekë të rinj, personi që më pas do të lajmëronte pronarin e iPad­it. Pas këtij momenti, hetuesit u përqendruan te shtetasi Durim Rama, duke kryer arrestimin e tij dhe më pas kapjen e dy bashkëpunëtorëve.

ROLET NË VJEDHJE

Gjatë marrjes në pyetje tre të akuzuarit kanë shpjeguar grabitjen e tri vilave gjatë muajit korrik 2015. Ata shpjeguan se shtetasi Durim Rama i ka transportuar me mjetin e tij të markës “Mercedes Benz”, ngjyrë gri, me targa italiane, shtetasit Sajmir Suti dhe shtetasin Armend Krosi, të cilët i kanë thënë që “na dërgo me mjetin tënd dhe nuk ke punë që të hysh te vilat dhe të njoftojmë ne kur të mbarojmë punë”.

Ai herën e parë ka dërguar me makinën e tij Sajmir Sutin dhe Armend Krosin rreth 1000 metra përtej një qendre tregtare, te një rrethim vilash, dhe më pas është larguar. I arrestuari ka thënë se ka shërbyer për dy të tjerët me makinë tri herë.

Në rastin e fundit si pagesë ata i kanë dhënë një laptop dhe një iPad, të cilin e ka lënë te një dyqan në Durrës për ta shitur me qëllimin për të marrë më pas lekët./ Panorama.al Trazhgim Sokolaj

 



Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
VideoSTOP/ Hoteleri-Turizmi, mësuesja ngrohet me reflektor, nxënësit duke luajtur 5-katësh

VideoSTOP/ Hoteleri-Turizmi, mësuesja ngrohet me reflektor, nxënësit duke luajtur 5-katësh

Aksidenti/ Tiranë-Durrës, policja aksidentohet në shërbim

Aksidenti/ Tiranë-Durrës, policja aksidentohet në shërbim

Nxehet Erion Braçe: Kosova në Serbi? Interi pallohet…

Nxehet Erion Braçe: Kosova në Serbi? Interi pallohet...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com