Dëshira për të patur fanellat origjinale të kombëtares shqiptare të futbollit dhe pamundësia për t’i blerë për shkak të çmimeve të kripura të tyre, ka shtyrë disa hajdutë guximtarë t’i sigurojnë në mënyrën e tyre nga dyqani zyrtar i FSHF-së në kryeqytet.
Ndonëse institucioni që drejton futbollin në vendin tonë ka preferuar që të mos flasë rreth kësaj ngjarjeje, është mësuar se hajdutët kanë hyrë gjatë natës në ambientet e këtij dyqani te Rruga e Elbasanit, duke përfituar nga pavëmendja e rojeve të objektit.
Ata kanë marrë 120 komplete loje origjinale të cilat gjendeshin në dyqan, duke i shkaktuar FSHF-së një dëm prej 9 mijë eurosh