Dy banesa në qendër të qytetit të Peqinit janë grabitur nga persona ende të paidentifikuar.
Autorët kanë arritur të hyjnë në këto shtëpi duke shkallmuar dyert dhe kanë marrë prej aty 5 milionë lekë të vjetra dhe shumë sende me vlerë.
Mësohet se gjatë grabitjes pronarët nuk ndodheshin në banesë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve./Opinion.al