Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump shpërndan emrin e informatorit, më vonë fshin mesazhin

2019/12/29 at 7:09 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump shpërndan emrin e informatorit, më vonë fshin mesazhin

Presidenti Donald Trump bëri një postim në Twitter, të cilin më pas e fshiu, ku përfshihej emri i personit që aludohet të jetë informatori anonim, ankimimi i të cilit mundësoi ngritjen e akuzave nga Dhoma e Përfaqësuesve me qëllim shkarkimin nga detyra .


Pak përpara mesnatës të së premtes, Presidenti Trump ripostoi një mesazh në Twitter të shkruar nga llogaria @Surfermom77. Në Twitter pretendohet se kjo llogari i përket një gruaje të quajtur Sophia, e cila jeton në Kaliforni. Në këtë llogari vihen re shenja aktiviteti të lartë, të pazakontë si dhe foto profili me imazhe të marra nga interneti.

Deri në mëngjesin e së shtunës, postimi në fjalë ishte hequr nga llogaria e Presidentit Trump, megjithëse mund të gjendet ende në disa arkiva, ndër to edhe një faqe interneti që arkivon çdo mesazh në Twitter të presidentit.

Trump ka mbështetur vazhdimisht përpjekjet për zbulimin e identitetit të informatorit. Por kjo është hera e parë që ai e poston emrin e aluduar për ta parë të 68 milionë ndjekësit e tij.

Zbulimi i emrit të informatorit, një punonjës i shërbimeve të zbulimit, mund të jetë shkelje e ligjeve federale që kanë gëzuar historikisht mbështetjen e të dyja palëve politike.

Informatori paraqiti një ankesë në muajin gusht lidhur me një bisedë telefonike mes Presidentit Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy si dhe për disa shkëmbime të tjera me këtë vend të Evropës Lindore.

Ankesa shtyu Dhomën e Përfaqësuesve të fillojë një proces hetimor që përfundoi me ngritjen e akuzave me qëllim shkarkimin e Presidentit Trump. Çështja pritet të shkojë në Senat, ku gjasat janë që shumica republikane ta lirojë presidentin nga akuzat e ngritura prej Dhomës së Përfaqësuesve./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore

1 Korrik, 2026 11:06 am
U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin
Kronikë

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin

1 Korrik, 2026 11:04 am
Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”
Aktualitet

Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”

1 Korrik, 2026 10:48 am
Vance: Nuk ka rrezik që SHBA-ja të hyjë në luftë afatgjatë në Lindjen e Mesme
Bota

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

1 Korrik, 2026 10:27 am
U aksidentua për vdekje/ 32-vjeçari e kishte vjedhur makinën me të cilën lëvizte
Kronikë

U aksidentua për vdekje/ 32-vjeçari e kishte vjedhur makinën me të cilën lëvizte

1 Korrik, 2026 10:24 am
Rama vizitë në Gjermani, takohet me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen
Kryesore

Rama vizitë në Gjermani, takohet me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen

1 Korrik, 2026 10:15 am
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak
Aktualitet

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, gjendja shëndetësore e të plagosurve

1 Korrik, 2026 9:48 am
“Kush lind në SHBA, është shtetas amerikan”, Gjykata Supreme rrëzon Trump
Bota

“Kush lind në SHBA, është shtetas amerikan”, Gjykata Supreme rrëzon Trump

1 Korrik, 2026 9:44 am
Plagosja në Pogradec/ Autorët monitoronin me kamera takimet e Brian Syzos me…
Kronikë

Plagosja në Pogradec/ Autorët monitoronin me kamera takimet e Brian Syzos me…

1 Korrik, 2026 9:42 am
Shkon në gati 2000 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Shkon në gati 2000 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

1 Korrik, 2026 8:09 am
Para
Detaje tragjike për vrasjen e 37-vjeçares shqiptare në Francë

Detaje tragjike për vrasjen e 37-vjeçares shqiptare në Francë

Nga votat tek “netët e nxehta”, personazhe të Show Bizz-it në përgjime

Nga votat tek "netët e nxehta", personazhe të Show Bizz-it në përgjime

Haradinaj: Nuk kam besim te Kurti, nuk bëhemi pjesë e qeverisë së tij

Haradinaj: Nëse i duhen votat Kurtit, ia jap unë! Kam dhe një këshillë
















TE FUNDIT

Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore

Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore
1 Korrik, 2026

Lufta kundër krimit zgjedhor duhet të kalojë në një fazë të re, me më shumë koordinim institucional, hetime financiare deri...

Lexo më shumë

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin
1 Korrik, 2026

GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin, kryebashkiaken e Roskovecit e akuzuar nga SPAK për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike. “Nuk provohet...

Lexo më shumë

Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”

Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”
1 Korrik, 2026

Protestuesit kanë dorëzuar paraditen e së mërkurës në SPAK librin "Albanian Files". Në protestën e së martës, ata mblodhën edhe...

Lexo më shumë

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

Vance: Nuk ka rrezik që SHBA-ja të hyjë në luftë afatgjatë në Lindjen e Mesme
1 Korrik, 2026

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se Uashingtoni do ta gjykojë Teheranin nga sjelljet e jo nga retorika e tij, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}