Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vidhen dosjet e SPAK? Fundo zbulon kush u arrestua: Morën dokumentet për ish-ministrin dhe…

2025/04/02 at 10:21 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vidhen dosjet e SPAK? Fundo zbulon kush u arrestua: Morën dokumentet për ish-ministrin dhe…

Elvi Fundo publikoi në median e tij online lajmin se disa persona, dy më konkretisht, janë arrestuar nga SPAK sepse kanë marrë materiale shumë sensitive brenda dosjeve të SPAK. Aty përfshihen njerëz të rëndësishëm të politikës, kryesisht ish-anëtarë të qeverisë, por edhe emra të biznesit. Vetë Fundo ishte i ftuar në një lidhje live me emisionin “Opinion” për të sqaruar se çfarë ka ndodhur.

Ai tregoi se më 12 Mars mori tre materiale shumë sensitive, të cilat i janë shpërndarë disa gazetarëve. Materialet ishin pjesë e dosjeve hetimore që as personat vetë që janë nën hetim nuk janë në dijeni. Mes dosjeve që Fundo thotë se i erdhën në mesazh ishte një për një politikan, aktualisht deputet i parlamentit dhe kandidat për zgjedhjet e ardhshme, një tjetër për këqyrjen e një gruaje pranë një biznesmeni dhe vetë biznesmeni.

Fundo tha se i ka lexuar materialet dhe bëhet fjalë për dosje hetimore. “Hetim të kryer nga prokurorët e SPAK, materiale hetimore. Jo pjesë e dosjeve”, tha Fundo.

Gazetari tregoi se më pas ka komunikuar me numrin e panjohur. Por ndërkohë sipas Fundos, SPAK ka qenë në vëzhgim dhe pas disa orësh, po në datën 12 Mars është arrestuar personi që i ka dërguar materialet. Në të njëjtën kohë, atij i ka ardhur një urdhër nga prokurori Bledar Maksuti për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimeve të akteve. Në “Opinion” ai tregoi kush janë arrestuar.

“Thotë që është ndaluar nga ana e Policisë Gjyqësore shtetasi Zambak Gjoni, i cili rezulton pronari i numrit të telefonit që më ka çuar mua mesazhin. Por rezulton të mos i ketë çuar vetëm në emrin tim. I ka çuar edhe në gazetarë të tjerë. I ka shpërndarë dy persona të tjerë të identifikuar, unë dhe një gazetar tjetër i opozitës. Ky person rezulton sipas kërkimeve që bëra më pas të ketë qenë ish-zyrtar së Drejtorisë së Burgjeve, ish-drejtori i Burgut të Vlorës. Ka rezultuar që është arrestuar edhe shtetasi Arnold Rrokaj që është arrestuar po në datën 13 Mars, të cilët kanë pasur dijeni apo kanë disponuar dokumente apo akte, sekrete hetimore, identitete, aktivitete etj., dhe thotë më pas prokurori urdhërohet ruajtja e sekretit hetimor, aktet”, tregoi Fundo.

Gazetari tregoi se dy të arrestuarit, njëri punonjës i “Burgjeve” dhe tjetri i IMT-së, kanë lidhje me një ish-zyrtar të lartë të burgjeve.

“Në bashkëpunim me të dyshohen dhe persona të tjerë të përfshirë. Ka pasur një grup që mblidhnin informacione dhe i përdornin informacionet, sekrete hetimore, dokumente prokurorie, i kanë marrë dhe mbledhur dhe ndoshta do të donin t’i përdornin për qëllime të caktuara kriminale. Ato sipas prokurorit Bledar Maksuti janë akt kriminal veprimet që kanë kryer. Se ti nuk mund të nxjerrësh dokumente nga SPAK dhe t’ia japësh gazetarëve”, tha ai.

Sipas gazetarit flitet që ka edhe dokumente dhe dosje të tjera që ky grup i caktuar i kryente për investigime private. Më pas ato mund të përdoreshin për shantazh, korrupsion apo për të tërhequr vëmendjen mediatike.

“Dy persona kanë pasur dokumente dhe flitet që ka dhe dosje e dokumente të tjera. Flitet se dyshohet se është një grup i caktuar i cili kryente investigime private dhe mblidhte dosje. Këto dosje i nderuar përdoren për shantazh, për korrupsion, për “spin”, për të tërhequr vëmendjen mediatike. Ne jemi mësuar me këto që një zhurmë e madhe heq një zhurmë më të madhe. Nëse do të dilte ai deputeti dhe ai hetimi atje dhe binte në duar të gabuara, do hiqej vëmendja nga shumë gjëra. Nëse do dilte ky biznesmeni atij biznesmeni mund t’i vinin gjobë, t’i merrnin dhe para. Nëse do dilte ajo zonja atje kushedi çfarë pasoja kishte se janë shumë dokumenta, kanë lidhje, me to mund të abuzosh sa të duash”, tha Fundo.

Sipas Fundos këto dokumente mund të kenë dalë si pasojë e ndonjë hakimi të brendshëm.

“Do të thotë që një person që punon brenda institucionit ka marrë dokumente. Nuk mendoj që është kaq i kollajtë. Mendoj që është atje brenda”, tha ai.

Ju sugjerojmë

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
-U tha në Opinion

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

4 Nëntor, 2025 10:28 pm
Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
Bota

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

4 Nëntor, 2025 10:01 pm
Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
Bota

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

4 Nëntor, 2025 8:49 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
Bota

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

4 Nëntor, 2025 7:56 pm
Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Kryesore

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

4 Nëntor, 2025 7:46 pm
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

4 Nëntor, 2025 7:16 pm
Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat
Kronikë

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat

4 Nëntor, 2025 6:49 pm
LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje
Rajoni

LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje

4 Nëntor, 2025 6:22 pm
Para
Trump godet BE-në dhe Azinë për tarifat doganore mbi automjetet, 25% për ato të prodhuara jashtë vendit

Trump godet BE-në dhe Azinë për tarifat doganore mbi automjetet, 25% për ato të prodhuara jashtë vendit

Trump: Është koha që SHBA të kujdeset për njerëzit e saj

Trump: Është koha që SHBA të kujdeset për njerëzit e saj

Trump: Tarifë doganore 10% mbi importet nga Mbretëria e Bashkuar dhe 20% për ato nga BE

Trump: Tarifë doganore 10% mbi importet nga Mbretëria e Bashkuar dhe 20% për ato nga BE

TE FUNDIT

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
4 Nëntor, 2025

Në homazh të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nano i cili u nda nga jeta më 31 tetor,...

Lexo më shumë

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, ish-nënkryetar i SHBA-së dhe një nga arkitektët kryesorë të politikave të “Luftës kundër Terrorizmit”, ka lënë pas një...

Lexo më shumë

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
4 Nëntor, 2025

Erling Haaland rikthehet përballë të kaluarës së tij këtë të mërkurë në mbrëmje, kur Manchester City pret Borussia Dortmundin në...

Lexo më shumë

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
4 Nëntor, 2025

Rreth 520 milionë fëmijë në gjithë botën kanë jetuar në zona konflikti më 2024, 47 milionë më shumë sesa në vitin paraprak,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com