Kur ishte vetëm nëntë vjeçe, Nchom kishte një aksident shumë të rëndë në dyqanin e naftës së familjes së saj. Për shkak të djegieve dhe shenjave ajo tallej nga fëmijët e tjerë në shkollë.
“Të gjithë fëmijët e njerëzit e tjerë më shikonin kur ecja. Ndiehesh si një statujë e gjallë, të cilën njerëzit shkojnë ta shohin”, shpreher Nchom.
Tani është 20 vjeç dhe është një grimere profesioniste, që jep udhëzime grimi në YouTube duke tentuar t’u tregojë njerëzve për fuqinë dhe ndikimin e madh, që ka patur grimi në jetën e saj.