Emisioni investigativ STOP ka sjellë këtë mbrëmje rastin e Fundim Takavellit, një personi i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Fundimi mbahet i lidhur me rripa, pasi shfaq shpesh shenja agresiviteti. Për ta ushqyer dhe ndërruar, kujdesën të afërmit e tij, të cilët thanë për STOP, se gjendja e tyre e vështirë ekonomike ua pamundëson kujdesjen për të afërmin e tyre. Por sikur të mos mjaftonte kjo, së fundmi Fundimi i është hequr statusi i invalidit dhe i është ndërprerë ndihma ekonomike. Ndiqni materialin e përgatitur nga emisioni STOP..