Deputeti socialist, Taulant Balla i ftuar në studion e Opinion, ka folur në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë.
Ai tha se Rama është takuar në një takim dypalësh në sallën “Roosvelt”, me zv.presidentin amerikan, Joe Baiden.
Ndërsa, deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi ka bërë një analizë të gjatë mbi raportin e Departamentit të Shtetit, ku sipas tij, ky raport ka nxirë çdo politikëbërje të kryeministrit Rama.
Ndaj kjo vizitë nuk ka asgjë për t’u mbajt shënim në vizitën e tij në Uashington.
Bumçi theksoi se mbështetja është historike por problemet mbetën aty…