Një autobus ka shpërthyer ndërsa po kalonte në urën “Lambeth”, fare pranë “Big Ben”, duke ngjallur për një moment frikën për sulme terroriste, megjithatë kjo nuk kishte të bënte aspak me gjëra të tilla.
Shpërthimi i kontrollouar i autobusit ka ndodhur për shkak se po xhirohej filmi “The Foreigner” ku do të luajnë edhe aktorët Jackie Chan dhe Pierce Brosnan.
Ka pasur shumë reagime nëpër rrjete sociale, madje edhe nga deputetë të Parlamentit britanik, të cilët kanë thënë se shumë anglezë janë shqetësuar, duke i kujtuar 7 korrikun famëkeq të vitit 2005.
“Herë të tjera kur të hidhni në ajër ndonjë autobus njoftoni, sepse të gjithë menduam se po përsëritej 7/7”, shkroi një përdorues me emrin Failnaut në Twitter.
Megjithatë, autoritetet kanë thënë se banorët dhe bizneset ishin njoftuar me kohë që të dielën rreth orës 09:00 deri në 10:00 do të ketë një shpërthim të kontrolluar./Express