Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 32 vjeçar, i cili akuzohet se ka rrahur dhe grabitur gazetaren italiane të “La Stampa”, Ema Camagna. Sipas hetimeve, ai nuk ka qenë i vetëm në këtë krim që ka tronditur qarqet mediatike në Itali. Këto janë pamjet e arrestimit të shqiptarit në Alesandri.
Ngjarja ka ndodhur më 27, ditën e pashkëve. Gazetarja u sulmua në apartamentin e saj nga shqiptari dhe një grup tjetër personash. Ajo u dhunua, më pas u lidh dhe grabitësit arritën të merrnin nga apartamenti i saj sende me vlerën e 50 mijë eurove.