Spartak Koka në emisionin Opinion ka shpjeguar videon 3D, mbi dinamikën e plotë të ngjarjes mbi vdekjen e komandant Fetih Voglit gjatë shërbimit ushtarak në Afganistan.
Koka theksoi se ekzistonte një mister se çfarë kishte ndodhur, por me kalimin e kohës dokumentat u bënë më të aksesueshëm me u marrë, megjihatë, unë kam arritur të kemë fotot e fundit të komondant Fetih Voglit, si dhe vrasësit të tij.
Sipas tij, automjeti tip “Ford” ngjyrë jeshile i policisë Afgane, i’u bashkangjit autokolonës, në momentin kur mjetet shqiptare gjatë rrugëtimit për në zonën “Robat”, me mision shoqërimin e një përfaqësuesi të departamentit të shtetit amerikan për të negociuar me kryetarët e fiseve, ku ishte investuar në infrastrukturën më të mirë arsimore dhe shëndetësore të zonës.
Në moment që kanë mbërritur në qendër të qytetit, autori i ngjarjes, Nike Muhamed, ky që shihni në këtë foto, pasi ka studiuar lëvizjet e trupave speciale shqiptare dhe amerikane, i hipur në karrocerinë e kamionçinës me armën e tij të zjarrit “Mitraloz” 7 mm, ka qëlluar në drejtim të trupave ushtarake
https://www.youtube.com/watch?v=Cio7YIIaSAE