TIRANE- Ben Blushi u është rikthyer kritikave të forta ndaj kryeministrit Rama. Pas daljes nga mbledhja e grupit parlamentar, ku kryeministri nuk ishte i pranushëm, ai tha se ka ardhur koha që pushtetin ta marrë Partia Socialiste, pasi Rilindja që e mori partinë me koncesion prej 2 vjetësh, ka falimentuar.
Blushi refuzon të thotë nëse do të kandidojë për postin e kryetarit të partisë, por zgjedhjet e brendshme i sheh edhe më të rëndësishme se zgjedhjet e parakohshme apo ndryshimet në qeveri.