Emisioni Opinion i transmetuar në TV Klan ka si temë të mbrëmjes debatin mes Presidentit Nishani dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me ndërtimin e këndit të lojërave në Parkun e Liqenit.
Preç Zogaj tha se këta tjetërsojnë natyrën e debatit, por këtu diskutohet është shkelur ligji apo jo.
Opozita e përqafuar, pasi është shkelur ligji, dhe opozita ka pikëtakime me kauzat e Shoqërisë Civile.
Debati është në këtë debat, është ky: Është apo nuk është shkelur ligji.
Këta të Shoqërisë Civile kanë thyer një tabu në Shqipëri, që kishte 25 vite që nuk po ndodhte në vendin tonë.
Prokuroria, sipas Zogajt, na ka lënë pa përgjigje. Pradaj jemi ndarë kështu, sikur jemi në një referendum, por çështja është nëse ligji është shkelur apo jo. Këtu nis debati i kësaj çështje.
Një grup protestuesish i takojnë takim Presidentit, por ai ka bërë gjestin më të mirë, pasi ata kanë mbetur vetëm, media i ka lënë vetëm, ky është thelbi.
Ndërsa për aq sa i përket kreut të bashkisë, ai tashmë përfaqëson një shkollë të vjetër politike, me gjestet e tij të arrogancës dhe të këtij lloji komunikimi.
“Këta kujtojnë se vota të bën pronarë”, tha Zogaj.