Gjatë vizitës së saj në qytetin e Elbasanit Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka vizituar edhe zyrën elektorale të deputetes Rudina Hajdari, e cila kandidon në këto zgjedhje si kandidate për “Nisma thurje”.
Ambasadorja Amerikane takoi edhe dje edhe kandidatët e forcave të tjera politike që garojnë në këtë qark, ndërsa gjatë takimeve e vuri theksin tek rëndësia e figurave të pastra në lista dhe zhvillimi i një procesi zgjedhor transparent.
Kujtojmë se Rudina Hajdari është e vetmja, të cilën ambasadorja Kim e ka vizituar në zyrën e saj./Opinion.al