Pasi panë skuadrën e tyre të humbiste 2-1 ndaj Watford, tifozët ishin të inatosur me disa individë të ndeshjes.
Me arbitrin, i cili dha një penallti të dyshimtë. Mesut Ozil, i cili humbi një rast të artë për të dyfishuar avantazhin. Arsene Wenger, thjesht pasi vazhdon të mbetet në stol.
Por pasi panë regjistrimet e golit të dytë të shënuar nga Tom Cleverley në minutat e fundit, inati i tyre u fokusua vetëm te një emër i vetëm: Granit Xhaka.
Mesfushori zviceran ishte duke qëndruar në limitet e zonës dhe ka parë aksionin pa lëvizur nga vendi.
Si një nga mesfushorët defensivë të Arsenal, ai duhet të futej në zonë për të ndihmuar skuadrën në atë moment të vështirë dhe mbase po të ishte futur, goli i Cleverley nuk do të kishte ndodhur.
Kamerat kanë kapur gjithçka, dhe madje më tepër, pasi tregojnë se përse nuk ka ndjekur Cleverley gjatë aksionit.
Ai ka qenë i zënë duke fshirë qurret dhe nuk ka pasur kohë të ndjekë kundërshtarin./ Telesport
Xhaka picking his nose while Cleverley rifles into the goal is hilarious, what a shocking footballer pic.twitter.com/EpAGbs1XSV
— Craig (@Crxiq) October 15, 2017