Ngjarja e rëndë që ka ndodhur këtë të hënë në Baltëz të Fierit ku efektivi i policisë Novruz Cenalia u vra me armë zjarri ka tronditur edhe kolegët e tij.
Siç shihet nga pamjet, një prej tyre shikohet të vendosë duart në kokë e të ulet në gjunjë kur shkon drejt vendit ku ka ndodhur krimi.
Cenalia, efektiv i forcës së posaçme “Shqiponja”, ishte duke shkuar për të marrë shërbimin kur u qëllua me armë zjarri.
Ai mbante në ato momente veshur uniformën e policisë. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Asllan Mërnica i cili është shpallur në kërkim.
Burime thonë se viktima e autori janë nga Kukësi dhe ngjarja ka ndodhur për motive gjakmarrjeje.