Incidenti me armë që ka ndodhur në një qendër tregatare në Mynih, Gjermani, mendohet të ketë lënë dhjetra persona të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.
Qendra tregtare OEZ është evakuuar dhe shumë forca policore kanë shkuar në vend të ngjarjes.
“Një njeri hyri në qendrën tregtare dhe hapi zjarr në mënyrë të rastësishme, duke plagosur dhjetëra njerëz”, tha një prej dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes tha.
Pas kësaj njeriu i armatosur është nisur në drejtim të një stacioni treni.
Qendra është duke u evakuuar, shkruajnë njerëzit online. Qarkullojnë lajme se mund të ketë të 15 të vrarë, por për këtë ende nuk ka një informacion zyrtar, shkruan RT.
Watch LIVE #Periscope outside the shooting in #Munich #OEZ https://t.co/G35ydO9Ycb
— Kirit Radia (@KiritRadia) July 22, 2016