Atmosfera brenda stadiumit të Velodrome të Marsejës duket krejtësisht elektrizuese.
Futbollistët e të dy kombëtareve kanë zbritur në fushë dhe po kryejnë disa ushtrime paraprake, pak minuta para se të fillojë sfida.
Në sfondin e stadiumit ngjyrat kuqezi nuk duken aspak inferiore, madje si asnjëherë tjetër, të krijojnë përshtypjen se stadiumi i Velodrome është veshur i gjithi në ngjyrë të kuqe.