Aktualitet

Video/Veliaj në Kiev, pritet nga Zelensky



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:03 - 19/08/22 |
Opi Nion

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka qenë pjesë e delegacionit ka vizituar sot Kievin dhe është pritur nga presidenti Zelensky.

Delegacioni i Asociacionit të Qyteteve Evropiane që do të mbështesin punën për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga lufta në Ukrainë, ka nënshkruar një memorandum i cili do të bëhet një mjet efektiv për mbështetjen e qyteteve të Ukrainës.

“Jam i lumtur të mirëpres delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane në Ukrainë. Ne e vlerësojmë që në këtë kohë të vështirë kur shteti ynë po lufton pushtimin rus, ju jeni afër nesh. Unë u jam mirënjohës qyteteve evropiane për strehimin e njerëzve tanë që u detyruan të ikin nga lufta.

Gjithashtu do të jemi mirënjohës për ndihmën në restaurimin e banesave, infrastrukturës dhe kushteve për kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre. Me rëndësi që rindërtimi filloi jo pas luftës, por tani. Sot është bërë një hap tjetër për këtë. Një Memorandum Mirëkuptimi u nënshkrua për të mbështetur rindërtimin e qëndrueshëm të qyteteve të Ukrainës”, shkroi Zelensky në Facebook./Opinion.al

Pas