Aktualitet

VIDEO/ Ulet avioni i parë në Aeroportin e ri të Kukësit “Zayed”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:44 - 18/04/21 |
Opi Nion

Është ulur në Aeroportin e Kukësit avioni i parë, i cili është nisur sot nga Londra.

Fillimisht avioni është ulur në Aeroportin e Rinasit, ku dhe ka hipur kryeministri Edi Rama, për të bërë kështu ndalesën përfundimtare në aeroportin e ri të qytetit verior “Zayed”.

Për këtë ka reaguar më parë në llogarinë e tij në ‘Facebook’, kryeministri Rama, teksa shkruante: Pas pak, zbresim këtu, në Kukës, ku hapet porta e dytë nga qielli i Shqipërisë.

Aeroporti i Kukësit bëhet kështu aeroporti i dytë në vendin tonë. Kujtojmë që Kryeministri Rama ka premtuar edhe një aeroport të tretë në Vlorë/Opinion.al

Pas