Ky është një nga shumë udhëtimet që refugjatët Sirianë kanë kryer që nga fillimi i luftës. Si shumë të tjerë ata po lundrojnë drejt Greqisë me një gomone. Njëri prej tyre quhet Hassan, djali që ka filmuar videon. Pak kohë pas nisjes, gomonja fillon të fusi ujë dhe një pjesë e grupit detyrohet të hidhet në det. Udhëtimi zgjati me orë në këtë gjëndje, në det të hapur, deri sa një anije e Rojeve bregdetare Turke i shpëtoi. Mendohet se rreth 238.248 refugjatë kanë lundruar në ujrat mesëdhetare në 2016.