Kronikë

Video/U përball me vdekjen e prindërve, tronditje për djalin e çiftit Bici


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:43 - 07/06/21 |
el ida

Për djalin e çiftit Bici, momenti i parë i përballjes me vdekjen e prindërve ka qenë traumatik. 20-vjeçari ka pësuar tronditje të thellë, ndërsa ka  gjetur në shtëpi nënën të vrarë me sëpatë dhe babain të varur në pemë.

Sipas burimeve për abc news, i riu është dërguar në spital për shkak të gjendjes së tij të rënduar nga kjo skenë, ndërsa në video shihet se si të afërmit e largojnë nga vendngjarja dhe e hipin në autoambulancë.

Pasditen e së hënës, Qemal Bici qëlloi për vdekje bashkëshorten 53-vjeçare Menturie Bici dhe më pas u vetëvar  në pemë në oborrin e shtëpisë. Çifti Bici la pas 4 fëmijë, dy prej tyre jetonin jashtë vendit. Ende nuk janë zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë./Opinion.al

Pas