Kirurgët mendonin se po hiqnin një tumor nga fyti i një gruaje, por u tronditën kur zbuluan një shushunjë që rrethonte sinuset e saj.
Gruaja 63-vjeçare, nga Ha Giang në Vietnam, shkoi në spital dhe u tha mjekëve se kishte pasur “migrenë të vazhdueshme” për tre muaj. Pas një ekzaminimi, ajo u diagnostikua me tumor të fytit dhe menjeherë u caktua një operacion për ta hequr atë.
Megjithatë, kur kirurgët filluan të punonin, ata nuk gjetën asnjë tumor. Në vend të kësaj ata gjetën një shushunjë brenda fytit të gruas. Doktori tha se krimbi kishte qëndruar aty për të paktën dy javë.
Pamjet e tmerrshme të procedurës, bërë më 9 janar, tregojnë mjekët që e nxjerrin krimbin nga goja e gruas dhe e vendosin atë në një tabaka, ku ai rrotullohet, ende i gjallë.
Sipas mjekëve, nëse nuk zbulohej me kalimin e kohës, rrotullisja e tij do të sulmonte sinuset e pacientit dhe e do e bënte të vështirë për të që të merrte frymë./Opinion.al/Burimi: The Mirror