Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore

2025/09/01 at 11:06 AM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore

Një nga objektivat kryesoret e arsimit të lartë në Shqipëri është ndërkombëtarizmi i tij, në përpjekje për të kapur standardet më të mira të universiteteve në botë.


Për ta arritur këtë, ndërthuren një seri kriteresh, që nga niveli i mësimdhënies, kushtet e universiteteve deri te akomodimi i studentëve. Në drejtimin e kësaj të fundit, arsimi i lartë shqiptar ka bërë një hap të ri drejt ndërkombëtarizimit.

Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1, e përfaqësuar nga drejtori i përgjithshëm Olsi Shahini, dhe Western  Balkans University, me rektorin Prof. Ferdinand Gjana, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi që do të mundësojë akomodimin e studentëve të huaj në kryeqytet.

Në kuadër të kësaj marrëveshje, rreth 200 studentë ndërkombëtarë të regjistruar në Western  Balkans University do të sistemohen në rezidencat moderne pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, në Kamëz.

Këto rezidenca janë rikonstruktuar dhe konceptuar si mini-apartamente bashkëkohore, duke u ofruar studentëve standarde të krahasueshme me ato të universiteteve evropiane. Çdo njësi ka nyje sanitare private, ndërsa infrastruktura e përgjithshme përfshin dhoma dyshe komode, salla leximi, ambiente kompjuterash të pajisura me teknologji të avancuar, kuzhina të përbashkëta funksionale dhe shërbim lavanderie.

“Synimi ynë është t’u ofrojmë studentëve jo vetëm një arsim cilësor, por edhe një përvojë jetese të sigurt dhe të përshtatshme. Kjo marrëveshje është një hap konkret në këtë drejtim,” u shpreh rektori i Western  Balkans University, Prof. Ferdinand Gjana.

Nga ana e tij, drejtori i Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1, Olsi Shahini, theksoi se mbështetja institucionale është thelbësore për integrimin e studentëve të huaj në Shqipëri:

“Rezidencat tona ofrojnë standarde të larta dhe një mjedis mikpritës për çdo të ri që vjen nga jashtë. Ky është një kontribut i drejtpërdrejtë për ta bërë Tiranën një qendër tërheqëse për studimet universitare.”

Kjo marrëveshje vjen në një kohë kur Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë e huaj si një destinacion serioz për studime. Përveç lehtësimit të jetës akademike të tyre, iniciativa të tilla e forcojnë imazhin e vendit si një qendër rajonale e arsimit dhe kulturës.

Me këtë hap të ri, Tirana afirmohet jo vetëm si kryeqytet politik e kulturor, por edhe si një pikë e rëndësishme në hartën ndërkombëtare të edukimit.

 



Ju sugjerojmë

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?
Kryesore

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

6 Korrik, 2026 11:37 am
Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar
Bota

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar

6 Korrik, 2026 9:53 am
Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues
Bota

Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues

6 Korrik, 2026 8:41 am
126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë
Bota

126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë

6 Korrik, 2026 8:39 am
Bypass-i i Sarandës, ARRSH: Sot do të kryhet shpërthim i kontrolluar me eksploziv
Aktualitet

Bypass-i i Sarandës, ARRSH: Sot do të kryhet shpërthim i kontrolluar me eksploziv

6 Korrik, 2026 8:36 am
Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
Aktualitet

“Kundërshtarëve të mi”/ Rama mesazh me vargjet e Dritëro Agollit

6 Korrik, 2026 8:34 am
Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
Sport

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

5 Korrik, 2026 10:50 pm
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
Bota

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

5 Korrik, 2026 8:54 pm
Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Para
Tërmeti në Afganistan, shkon mbi 800 numri i viktimave

Tërmeti në Afganistan, shkon mbi 800 numri i viktimave

Hakerat rusë “sulmojnë” avionin e Von der Leyen,avioni u detyrua të ulet në Bullgari

Hakerat rusë “sulmojnë” avionin e Von der Leyen,avioni u detyrua të ulet në Bullgari

“U intimiduan dëshmitarët”, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

"U intimiduan dëshmitarët", Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK
















TE FUNDIT

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?
6 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha, në dalje nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, tha se po fshihen...

Lexo më shumë

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar
6 Korrik, 2026

Koreja e Veriut ka testuar një raketë strategjike lundrimi dhe sisteme të tjera armësh në bordin e shkatërruesit të saj...

Lexo më shumë

Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues

Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues
6 Korrik, 2026

Tension i ri në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Romës është shkaktuar nga një postim i presidentit amerikan Donald Trump në Truth Social, në të cilin ka...

Lexo më shumë

126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë

126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë
6 Korrik, 2026

“Pushteti korrupton, ndërsa pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute”. Kjo thënie e njohur e historianit dhe politikanit britanik Lord Acton,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}