Pamjet e mëposhtëme vijnë nga banesa, e cila mbrëmjen e djeshme ishte shënjestër e një shpërthimi me tritol. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Kodra” në qytetin e Shijakut.
Sipas news 24 tritoli është hedhur në ballkonin e banesës, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ndërkohë në momentin e shpërthimit, në banesë ka qenë e zonja e shtëpisë dhe disa të afërm.
Nga hetimet e deritanishme, pista kryesore e hetimit nga ana e policisë, mund të jetë një konflikt që mund të ketë patur djali i vogël i kësaj familje.
Mësohet gjithashtu se një prej djemëve të kësaj familje, Igli Vora, është kordinator i PD-së për këtë lagje të Shijakut.
Policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve./Opinion.al