Kronikë

VIDEO/Tritol banesës së koordinatorit të PD në Shijak, pista ku po hetohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:10 - 24/05/21 |
Opi Nion

Pamjet e mëposhtëme vijnë nga banesa, e cila mbrëmjen e djeshme ishte shënjestër e një shpërthimi me tritol. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Kodra” në qytetin e Shijakut.

Sipas news 24 tritoli është hedhur në ballkonin e banesës, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ndërkohë në momentin e shpërthimit, në banesë ka qenë e zonja e shtëpisë dhe disa të afërm.

Nga hetimet e deritanishme, pista kryesore e hetimit nga ana e policisë, mund të jetë një konflikt që mund të ketë patur djali i vogël i kësaj familje.

Mësohet gjithashtu se një prej djemëve të kësaj familje, Igli Vora, është kordinator i PD-së për këtë lagje të Shijakut.

Policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve./Opinion.al

Pas