Anxhela Peristeri, Anjeza Maja dhe Albana Osmani janë padyshim tre ikona të bukurisë shqiptare dhe jo më kot. Dikur të treja vajzat e ekranit kanë konkuruar në Miss Albania. Ka qenë Anxhela ajo që e ka risjellë në vëmendje këtë moment duke e publikur në instagramin e saj këtë video. Sot ato janë të angazhuara në televizion si moderatore dhe këngëtare, por dikur kanë qenë miss-e. Pavarësisht se kanë kaluar shumë vite që atëherë, ato vazhdojnë të ruajnë linja të mira trupore.