Aktualitet

Video/ Tmerrohen njerëzit në xhaminë e Stambollit, “do hedh veten në erë”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:47 - 02/07/16 |
b.f

Një incident ka ndodhur të premten në një xhami të Stambollit, ku një burrë ka paralajmëruar se do të hedhë veten në erë mes të njerëzve që ndodheshin atje. Ai u ngjit në piedestalin e xhamisë, rrëmbeu mikrofonin dhe thërriti: “Do të hedh veten në erë”, gjatë faljes së të premtes, raporton 360gradë. 

Por paniku fillestar i besimtarëve në xhaminë “Sabanci”, u kthye në zemërim, pasi ata kuptuan se “kamikazi” i mundshëm po gënjente dhe se nuk kishte asnjë eksploziv në trup. Ata e sulmuan fizikisht personin, i cili ishte rreth të njëzetave. Një incident i tillë ndodh pak ditë pas sulmeve që përgjakën Stambollin, ku tre kamikazë shkaktuan 44 viktima në aeroportin e Stambollit, “Ataturk”.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas