Mediat kanë publikuar video të shumta nga momenti i shpërthimeve që kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë një stadiumi në Stamboll, duke vrarë 29 persona e duke plagosur 166 të tjerë.
Në njërin prej tyre, në studion e televizionit Besiktas, shumë pranë vendit të shpërthimit, ku ndërsa transmetohej live, gazetari dhe stafi tjetër largohen nga tv për shkak të tronditjes së fortë.
Shpërthimet ndodhën rreth 2 orë pas një ndeshje mes ekipeve Besiktas dhe Bursaspor në stadiumin e Besiktas.