Në Turqi ndjehen sërish pasgoditjet e tërmetit. Momenti i panikut mes ekipeve amerikane dhe franceze të shpëtimit u regjistrua, teksa po përpiqeshin të nxirrnin tre persona që mendohej se ishin gjallë nga mbetjet e një ndërtese të shkatërruar në lagjen Antakya.
Pasgoditjet që kanë ndodhur herë pas here kanë ndikuar negativisht në operacionet e kërkim-shpëtimit në ndërtesat e shembura. Pas një pushimi të shkurtër, ekipet amerikane dhe franceze rifilluan gërmimin nëpër ndërtesën e shembur.
Moment of panic among the American and French rescue teams caused by aftershock in quake-hit Türkiye’s Antakya district caught on camera https://t.co/4Y4dvhCKG7 pic.twitter.com/YKeFl9onHv
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) February 12, 2023