Lojtari i Napolit, Dries Mertens është përballur me një situatë komike, teksa disa tifozë e kishin ndaluar të jepte autografe.
Nëpërmjet një video e postuar në rrjetet sociale, e cila është bërë virale, shikohet se sulmuesi belg “surprizohet” nga një tifoz, teksa ky i fundit i jep fanellën e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj për ta firmosur.
Sulmuesi nuk u beson syve dhe vë duart në kokë. “A je mirë nga mendja! A e di të paktën se ku luan tani Hysaj”, tha ai mes të qeshurave edhe të tifozëve që po ndiqnin të argëtuar këtë skenë mjaft humoristike me futbollistin belg. Kujtojmë se Hysaj tashmë është lojtar i Lazios në Seria A.