Aktualitet

Balla në spitalin e Lushnjes: Investimet, përgjigje për thashethemet keqdashëse



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:45 - 16/02/22 |
Opi Nion

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë inspektuar nga afër investimet në Spitalin e Lushnjës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se shërbimi spitalor në vend është brenda standardeve bashkëkohore duke garantuar cilësi dhe siguri.

Balla thotë se investimet në shëndetësi janë përgjigje për “thashethemet keqdashëse.”

 “Lushnje. Bashkë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa pamë nga afër investimet më të fundit në Spitalin e Lushnjes. Ky Spital ka një status të veçantë për shkak të numrit të madh të banorëve dhe shërbimeve që ofron. Prandaj ne do të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë në këtë qendër të rëndësishme spitalore, me qëllim garantimin e çdo shërbimi të specializuar. Investimet e reja dhe zgjerimi i shërbimeve është përgjigjja ime për thashethemet keqdashëse që lidhen me këtë Spital të rëndësishëm në rrjetin kombëtar të shërbimit spitalor. Mirënjohje stafit mjekësor për punën e tyre të palodhur.”, shkruan Balla./ Opinion.al

Pas