Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Thirrja e fundit e Bashës për protestën: Ka vend për secilin shqiptar që do të jetojë me dinjitet

2018/05/25 at 10:00 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
VIDEO/ Thirrja e fundit e Bashës për protestën: Ka vend për secilin shqiptar që do të jetojë me dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpërndau sot ftesa për protestën e nesërme (e shtunë) në orën 11:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. “Në protestë ka vend për secilin shqiptar që kërkon të jetojë me dinjitet dhe jo nën sundimin e krimit, korrupsionit, taksave të larta, izolimit nga Perëndimi”, tha ai.

Deklarata e kryetarit të PD, Lulzim Basha

Disa prej kamerave na kanë ndjekur live dhe e kanë parë reagimin e qytetarëve. Është i njëjti reagim nga qendra në periferi të këtij qyteti. Është i njëjti reagim në të gjithë qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. E nesërmja do të jetë dita e një proteste madhështore kombëtare për refuzimin e qeverisë së krimit që është kthyer në pengesën kryesore për ëndrrën e shqiptarëve, për Shqipërinë si gjithë Europa.


Do të jetë një protestë ku shqiptarët do të bashkohen për ti thënë ndal të keqes për të punuar të gjithë së bashku për një ejtë më të mirë dhe shpresë për çdo shqiptar. Por nuk ka e nuk do të ketë një jetë më të mirë dhe as shpresë për shqiptarët dhe as bisedime për tu bërë anëtarë të familjes të madhe europiane sa kohë në krye të vendit ka politikanë të lidhur me krimin, sa kohë ligji nuk vepron njësoj por mbron të pushtetshmit, mbron politikanët e lidhur me krimin dhe ndërshkon të pafajshmit dhe të pamundurit.

Protesta e nesërme është një protestë për drejtësi dhe të gjithë ata shqiptarë që duan drejtësi për veten e tyre, për familjen e tyre, për pronën e tyre, për çështjet e tyre, do të bashkohen masivisht nesër në orën 11.00. Ka shumë pronarë biznesesh të vogla që takova të cilët do të vijnë në protestë edhe për të larguar qeverisjen e lidhur me krimin por edhe për të protestuar kundër gjendjes së padurueshme të taksave të larta që po i marrin frymën bizneseve, po i mbyllin qepenat ditë për ditën.

Kjo është ftesa ndaj çdo biznesi e sipërmarrje, e në veçanti ndaj bizneseve të vogla, të cilët kanë protestuar prej një muaji e gjysëm me radhë kundër skemës vrastare të TVSh-së dhe është një ftesë që po i përgjigjen masivisht sipërmarrësit e vegjël, por dua ti them kujdo tek i cili ska mbërritur ftesa akoma; nëse e ke të pamundur të vazhdosh me këto taksa të larta, nëse e ke të pamundur të përballosh inspektorët, tatimorët, gjobvënësit, mos e ul kokën por eja e protesto me ne. Ejani e bashkohuni me shqiptarët nesër në orën 11.00.

Dua t’i them çdo të riu dhe të reje që ka pasiguri për të nesërmen, mos rri ankth por eja e bashkohu. Të veprojmë së bashku për të ndryshuar të nesërmen. E nesërmja nuk ndryshohet me magji. E nesërmja përcaktohet nga veprimi apo mosveprimi yt. Nëse do universitet me tarifa të përballueshme, nëse do siguri për vendin e punës pasi të mbarosh shkollën e lartë, apo gjimnaznistëve nëse doni që ëndrrat tuaja për të marrë degën që kërkoni, të mos hidhen në erë nga një qeveri e papërgjegjshme, ejani dhe bashkohuni nesër protestës kombëtare, për një jetë më të mirë dhe për shpresë për çdo shqiptar.
Kjo fetsë i shkon mijëra fermerëve shqiptarë që janë braktisur si kurrë ndonjëherë në këto 30 vite nga një qeveri e cila as që do tia dijë dhe nuk ka harxhuar asnjë sekondë të dëgjojë, kuptojë e jo më tu vijë në ndihmë fermerëve. Ejani e bashkohuni në protestë. Mos rrini kokëposhtë e të mbytur në halle por bashkohuni në protestë të marrim fatin në duart tona.
Natyrisht një fetsë të veçantë kam për elitën e vendit, për intelektualët, profesorët, akademikët, artistët, të cilët kanë protestuar për kauzat e tyre të drejta që nga Teatri Kombëtar e deri kauzat e tjera që kanë të bëjnë me arsimin e lartë universitar të bashkohen nesër në protestën tonë kombëtare.

Është një protestë për një jetë më të mirë, për shpresë për çdo shqiptar. Por që mund të vijë vetëm duke shembur lidhjet e krimit me politikën. Mund të vijë vetëm duke patur një drejtësi të vërtetë dhe jo fallso që e trajton njësoj si politikanin më të pushtetshëm ashtu edhe qytetarin më të thjeshtë.

Kjo është Europa. Europa nuk është llafe të bukura dhe as kryeministra që vishen bukur, as shfaqe televizive. Standardi europian është standardi i qytetarëve të barabartë para ligjit. Standardi europian nuk e pranon që të ikë një ministër trafikant drogë dhe të vijë një tjetër ministër me vëlllain trafikant droge dhe bos droge në Vlorë. Standardi europian nuk e pranon kryeministrin të tallet me hallet e qytetarëve të vetë. Prandaj kjo është një protestë për Europën.

Nuk ka tradhëti më të madhe ndaj shqiptarëve se sa ti mbyllësh derën e Europës sepse bashkëpunon me krimin për pushtetin dhe pasurinë tënde. Këtë po bën Edi Rama. Këtë ne do ta ndalim me forcën e bashkimit tonë. Ndaj në këtë reagim të jashtëzakonshëm të qytetit të Tiranës dhe jam i sigurtë të mbarë Shqipërisë duan tju ftoj të gjithë bashkëqytetarëve të mi, të rinj dhe të reja por po kështu edhe prindërit dhe të moshuarit; le të bashkohemi të gjithë së bashku me qindra e mijëra shqiptarë nesër në orën 11.00 në marshimin kombëtar, në protestën kombëtare për drejtësi, për Shqipëri Europiane, për jetë më të mirë dhe shpresë për çdo shqiptar dhe Shqipërinë tonë. Mirëse të vini!

Etiketa: Bashalargimi i xhafesmarshim ne bulevardopozitaprotesta 26 Maj 2018


Ju sugjerojmë

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri
Aktualitet

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

1 Qershor, 2025 6:43 pm
Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
Aktualitet

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

1 Qershor, 2025 5:28 pm
Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse
Aktualitet

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

1 Qershor, 2025 4:50 pm
Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

1 Qershor, 2025 4:13 pm
Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai
Aktualitet

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

1 Qershor, 2025 4:07 pm
Para
Çfarë i bën shenjat e horoskopit që të skuqen?

Çfarë i bën shenjat e horoskopit që të skuqen?

Pas muajit maj, kësaj shenje horoskopi do i ndryshojë jeta sipas astorloges Meri

Pas muajit maj, kësaj shenje horoskopi do i ndryshojë jeta sipas astorloges Meri

Pas skandalit me 9-vjeçaret, reagon Ministria e Arsimit

Pas skandalit me 9-vjeçaret, reagon Ministria e Arsimit
















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com