Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shënuar një gol të bukur nga penalltia gjatë një vizite që i bwri Feronikelit.
Thaçi ka treguar se është i zoti në futboll, pasi i ka shënuar penallti portierit të kampiones së Kosovës, Feronikelit.
Ai ka thënë se pikërisht stadiumi i Feronikelit është vendi i duhur për të pritur një tjetër fitore të futbollit kosovarë, atë të pranimit në FIFA.
“Stadiumi i Ferronikelit është vendi më ideal për të pritur fitoren e radhës së futbollit kosovar. Kampionët tashmë janë pjesë e futbollit evropian. Kanë mbetur pak orë dhe ata do të bëhen edhe pjesë e futbollit botëror. Unë e nisa me një gol, por fitoret i duam me më shumë gola nga kombëtarja jonë”, shkruan President Thaçi. /Express
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/1061645933905765/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]