Goli i Antoine Griezmann në ndeshjen miqësore mes Francës dhe Spanjës, është mohuar nga gjyqtari pasi është konsultuar me vendimin e video asistentit. Kjo ishte hera e parë që testohej teknologjia e re me video.
Teknologjia e përsëritjeve të rasteve të dyshimta në futboll, ka vënë në vend dy gabime të gjyqtarëve anësorë në ndeshjen Francë – Spanjë.
Fillimisht Franca shënoi me anë të Antonie Griezmann, por pas shikimit të videos së përsëritur, goli është anuluar për pozitë jashtë loje. Krejt e kundërta ndodhi me Spanjën, pasi fillimisht u anulua goli i Gerard Deulofeut, ndërsa pas shikimit në video të përsëritur, goli është pranuar.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 0:2.
?An example of how video assistant refs could be used going forward…
Griezmann scores but the video ref rules it out for offside: pic.twitter.com/r0IswV6EyI
— ITV Football (@itvfootball) March 28, 2017