Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Fierit.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një pike bastesh, pranë prefekturës.
Nga të dhënat e para, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.