Arbi Mazniku, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, ka shpjeguar në Opinion, çfarë po ndodh me Parkun Kombëtar, dhe pikërisht atë që quhet Parku i Lojrave për fëmijë. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se çfarë po ndërtohet në parkun e Liqenit, Mazniku ka informuar se: “Në Parkun Konbëtar, si pjesë e parkut të Liqenit po ndërtohet një park lojrash për fëmijë. Me mijëra qytetarë që ecin nga liqeni kanë kërkuar një park rekreacioni. Ky është një set lojrash i cili është tërësisht ekologjik, brenda normave mjedisore, me shkalle druri dhe do të jetë park publik. Dhe ky është një projekt transparent për moshat nga 1-3 vjeç dhe 3-9 vjeç”