Një goditje parabël nga mesi i fushës, një gol që do të mbetet në histori si një nga më të bukurit e të gjitha kohërave dhe që i ka dhuruar ekipit të Neë York City fitoren dhe kreun e përkohshëm në renditjen e Konferencës së Lindjes të MLS (Major League Soccer). Magjia e David Villa ka ardhur në fundin e takimit të fituar kundër Philadelphia dhe ka hyrë në histori si goli i realizuar nga distanca më e madhe në futbollin amerikan. Një gol që ka marrë vlerësimin maksimal edhe nga Andrea Pirlo, shoku i skuadrës i spanjollit: “Një nga golat më të bukur që kam parë ndonjëherë, sigurisht më i bukuri në historinë e këtij klubi.